Kreret e Vetvendosjes marrin shtetesine Shqiptare

Seksioni në gjuhën Shqipe i forumit me tema nga më të ndryshmet . Zonë ku flitet veç Shqip ! "Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit dhe gjuha ruhet atje ku flitet !"

Moderators: ZenMaster, Shpati

User avatar
Simboli i Diellit
Posts: 5416
Joined: Thu Mar 05, 2015 3:26 am
Location: Milan
Team: AC Milan
Has thanked: 369 times
Been thanked: 211 times
Contact:

Tue Aug 23, 2016 2:25 am

PRISHTINE-Krerët e Lëvizjes Vetëvendosje janë pajisur me pasaportën e Shqipërisë. Zyrtarët e Vetëvendosjes që kanë përfituar nënshtetësinë e shtetit shqiptar me procedurë të shpejtë janë kryetari i Lëvizjes, Visar Ymeri, deputetët Albin Kurti, Glauk Konjofca, Aida Dërguti, sekretari organizativ Dardan Molliqaj dhe anëtari i Kryesisë, Liburn Aliu.


Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, i cili ka shtuar se krerët e VV-së nënshtetësinë e kanë marrë me dekret nga Presidenti, Bujar Nishani. Kjo kopje nga dekreti i Presidentit shqiptar, e siguruar nga BalkanWeb verteton nenshtetesine shqiptare te deputeteve te Vetvendosjes:
dekreti-nishanit1
Pasaportat shqiptare si pergjigje per deportimet
Kryetari i Vetvendosje, Visar Ymeri, deputetët e kësaj Albin Kurti, Glauk Konjufca, Aida Dërguti, sekretari organizativ, Dardan Molliqaj dhe anëtari i Kryesisë, Liburn Aliu kanë përfituar nënshtetësi shqiptare, citon shkruan ‘Periskopi’.
Ky portal, pretendon se shteti shqiptarë ata i ka pajisur me pasaporta të veta si pergjigje për deportimet e aktivistëve të kësaj lëvizje nga Kosova në Shqipëri.

“Para pak muajsh, autoritetet e Kosovës kishte larguar nga Kosova dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, sepse kishin shtetësi shqiptare. Boiken Abazi u deportua dhe iu ndalua hyrja në Kosovë për 2 vitet e ardhshme, ndërsa Arbër Zaimit iu caktua një masë më e lehtë duke mos iu lejuar hyrja në Kosovë për dy muaj”, shkruan Periskopi, duke vazhduar tutje se ky portal nga burime brenda ‘Lëvizjes Vetëvendosje’ mëson se këtyre masave të autoriteteve kosovare, Shqipëria i është përgjigjur duke i dhënë nënshtetësinë shqiptare krerëve të Vetëvendosjes.

“Zyrtarët e Vetëvendosjes që kanë përfituar nënshtetësinë e shteti shqiptar me procedurë të shpejtë janë kryetari i saj, Visar Ymeri, deputetët Albin Kurti, Glauk Konjufca, Aida Dërguti, sekretari organizativ i Lëvizjes, Dardan Molliqaj dhe anëtari i Kryesisë, Liburn Aliu. Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që t’i ndalonte hyrjen në Kosovë, pa kufizim kohor, artistit Bashkim Rodoni, vetëm për shkak të pjesëmarrjes në protestat e Vetëvendosjes. Jo shumë kohë më parë, e njëjta masë iu shqiptua edhe Dejona Mihajlit, po ashtu aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje”, shkruan portali.

Deri sot nuk kemi pasur ndonjë reagim nga shteti shqiptar për këto veprime të Qeverisë së Kosovës, por ditët e fundit, thotë ky burim, Shqipëria ka bërë një akt simbolik që mund të merret si përgjigje ndaj Qeverisë së Kosovës.

http://www.balkanweb.com/site/kreret-e- ... t-nishani/
User avatar
Plako
Posts: 3857
Joined: Wed Feb 25, 2015 5:21 am
Location: NYC
Team: Partizani
Has thanked: 79 times
Been thanked: 164 times
Contact:

Tue Aug 23, 2016 2:44 am

Hallall qumshti i nenes


Sent from my iPhone using Tapatalk
User avatar
AlMadman
Posts: 313
Joined: Wed Mar 25, 2015 4:04 pm
Has thanked: 0
Been thanked: 0
Contact:

Tue Aug 23, 2016 3:54 pm

Pordha te ftofta.

Sa do te perfitoje populli nga ky akt? Aspak. Kam pas shprese tek VV per nje qeverisja qe ky popull te perfitoje, por edhe keta si duket jan vetem per show, besa edhe te financuar nga po te njejtat grupe qe sot qeverisin kosoven dhe perdorin VV si vegel instrumenti per qellimet te tyre. Shembulli me konkret eshte pergjimet telefonike qe deshmojne hapur aferat korruptive, por qe as qe eshte bere aq rremuje sesa per nje "demakracion" qe ka vite e vite qe eshte vulosur.
User avatar
Simboli i Diellit
Posts: 5416
Joined: Thu Mar 05, 2015 3:26 am
Location: Milan
Team: AC Milan
Has thanked: 369 times
Been thanked: 211 times
Contact:

Tue Aug 23, 2016 4:20 pm

Duket me shume sikur demarkacjonit i jane ngjit per parim sesa per pasojat qe mund te kete ai se per disa hektare nuk bahet nami kur ju japin associacionit Serb gjithe ate autonomi.
vata10
Posts: 460
Joined: Sun Mar 22, 2015 12:51 pm
Has thanked: 0
Been thanked: 0
Contact:

Tue Aug 23, 2016 5:17 pm

MadMan wrote:Pordha te ftofta.

Sa do te perfitoje populli nga ky akt? Aspak. Kam pas shprese tek VV per nje qeverisja qe ky popull te perfitoje, por edhe keta si duket jan vetem per show, besa edhe te financuar nga po te njejtat grupe qe sot qeverisin kosoven dhe perdorin VV si vegel instrumenti per qellimet te tyre. Shembulli me konkret eshte pergjimet telefonike qe deshmojne hapur aferat korruptive, por qe as qe eshte bere aq rremuje sesa per nje "demakracion" qe ka vite e vite qe eshte vulosur.
You hit the nail with this!
User avatar
Migjeni
Posts: 652
Joined: Mon Mar 23, 2015 4:09 pm
Has thanked: 0
Been thanked: 0
Contact:

Wed Aug 24, 2016 6:09 am

MadMan wrote:Pordha te ftofta.

Sa do te perfitoje populli nga ky akt? Aspak. Kam pas shprese tek VV per nje qeverisja qe ky popull te perfitoje, por edhe keta si duket jan vetem per show, besa edhe te financuar nga po te njejtat grupe qe sot qeverisin kosoven dhe perdorin VV si vegel instrumenti per qellimet te tyre. Shembulli me konkret eshte pergjimet telefonike qe deshmojne hapur aferat korruptive, por qe as qe eshte bere aq rremuje sesa per nje "demakracion" qe ka vite e vite qe eshte vulosur.
VV-ja ka ba protesta dhe demonstrata kunder aferave korruptive edhe perpara pergjimeve telefonike, pra keto aludimet tuaja mbesin me ere te keqe por pa ndonje rendesi; Pordha.

Ai i cili e ben VV-ne dhe ata ne pushtet te njejte, ai i sherben pushtetit. Me shnet.
Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi..
User avatar
Plako
Posts: 3857
Joined: Wed Feb 25, 2015 5:21 am
Location: NYC
Team: Partizani
Has thanked: 79 times
Been thanked: 164 times
Contact:

Wed Aug 24, 2016 4:33 pm

Well nobody is perfect and although I am not deeply involved in politics in Kosove, VV strike me as quite a progressive force.


Sent from my iPhone using Tapatalk
User avatar
Leandro
Posts: 411
Joined: Thu Jun 02, 2016 8:59 pm
Has thanked: 0
Been thanked: 0
Contact:

Sat Sep 03, 2016 4:00 pm

VV është organizatë komuniste quasi-tradhtareske. Një pyetje kam unë, pse VV nuk del ndonjëherë kundër radikalëve islamikë që kanë pushtuar xhamiat Kosovare? Agjentë të Arabo-Turqëve më duken.

Sa për retorikën atdhedashëse, merr këdo në rrugë e të thotë që duhet të bashkohemi e njëra tjetra. Nuk kanë shpik gjë kta.
rrëfeni mëkatet tuaja: www.faltore.al
Guest

Sat Sep 03, 2016 5:51 pm

Leandro wrote:VV është organizatë komuniste quasi-tradhtareske. Një pyetje kam unë, pse VV nuk del ndonjëherë kundër radikalëve islamikë që kanë pushtuar xhamiat Kosovare? Agjentë të Arabo-Turqëve më duken.

Sa për retorikën atdhedashëse, merr këdo në rrugë e të thotë që duhet të bashkohemi e njëra tjetra. Nuk kanë shpik gjë kta.
Po pra populli do bashkim po cili grupim politik po punon per ate qellim perveç VV-se? Dhe të jene organizate komuniste s'ka asgje të keqe. Nuk e di si arrite ne ate konkluzion qe Jane tradhtareske sepse nuk bien pre e histerise anti-Islamike të Perendimit. Aludime komplet të pabazuara ne realitet.


Sent from my iPhone using Tapatalk
User avatar
Plako
Posts: 3857
Joined: Wed Feb 25, 2015 5:21 am
Location: NYC
Team: Partizani
Has thanked: 79 times
Been thanked: 164 times
Contact:

Sat Sep 03, 2016 5:51 pm

Leandro wrote:VV është organizatë komuniste quasi-tradhtareske. Një pyetje kam unë, pse VV nuk del ndonjëherë kundër radikalëve islamikë që kanë pushtuar xhamiat Kosovare? Agjentë të Arabo-Turqëve më duken.

Sa për retorikën atdhedashëse, merr këdo në rrugë e të thotë që duhet të bashkohemi e njëra tjetra. Nuk kanë shpik gjë kta.
Po pra populli do bashkim po cili grupim politik po punon per ate qellim perveç VV-se? Dhe të jene organizate komuniste s'ka asgje të keqe. Nuk e di si arrite ne ate konkluzion qe Jane tradhtareske sepse nuk bien pre e histerise anti-Islamike të Perendimit. Aludime komplet të pabazuara ne realitet.


Sent from my iPhone using Tapatalk
Post Reply
  • Information
  • Who is online

    Users browsing this forum: No registered users and 2 guests