ZenMaster wrote: ↑Sun Feb 21, 2021 5:30 pm
Popull ma anti-shqiptar, njerez ma paragjykues ndaj nesh ne kete planetin tone se polakt nuk ka. Legia eshte super klub por tifozeria e tyre eshte edhe ma toksike se tifozeria e Tiranes. Dikujt mund ti tingelloj cmenduri por edhe Crvena Zvezda do ishte destinacion me i mire se Legia. Per Muçin ishte shume interesuar edhe Rapidi, Ferencvaros dmth potencialisht cdo oferte qe ka ardh ka qene destinacion me i mire per zhvillimin e lojtarit por Rit Qoftja e futi ne zjarr per me marr nja dy leke ma shume. I bleft ilaçe te gjitha!
Shum urrejtje paske o shok, avash pak. Nje komb nuk e perfaqsojne komentet neper rrjete sociale apo 500 huligane injorante qe nuk jane asgje me shume se copa mishi. Legia eshte nga ekipet me te urryera edhe vete ne Poloni. E vertete qe pjesa radikale e tifozeve te Legies jane raciste te cmendur, por ata as shumicen nuk perbejne. Tifozit mesatar nuk i rruhet as per Kosove as per Shqiperi.
Per sa i perket transferimit te Mucit besoj se ka bere zgjedhjen e duhur ne kampionat. Po flasim per nje 19 vjecar qe ka be 2 sezone gjithsej ne kampionatin shqiptar. Nuk e ka arrit nivelin ai per Zvicer Austri Belgjike. Niveli i kampionatit polak eshte perfekt per te bere tranzicionin nga Shqiperia drejt kampionateve me te forta Europiane, pa u djeg kot me kot duke shkuar direkt ne kampionat te forte. C eshte e verteta Legia eshte nje ekip goxha i keqmenaxhuar vitet e fundit, por nese Muci do e arrije potencialin e tij te plote do kete sukses me siguri.