Kategoria e dytë pa të huaj nga sezoni 2016/2017
Posted: Thu Jul 21, 2016 10:57 am
Duket sikur më kishin ndëgjuar kur u ankova disa muaj më parë për numrin tepë të lartë e lojtarëve servo/malazez
-----
http://sport.oranews.tv/kategoria-ii-pa ... 2016-2017/
Ndryshime në futbollin shqiptar për sezonin 2016-2017. Vendimi I rëndësishëm prek Kategorinë e Dytë. Duke nisur nga kampionati i ardhshëm, nuk do të lejohen më lojtarë të huaj në këtë ligë.
Vendimi është marrë nga FSHF-ja, kjo për t’u dhënë më shumë mundësi lojtarëve vendës që të afirmohen duke u krijuar një shans të mirë që të nisin karrierën që synojnë.
“Në Kategorinë e Dytë nuk do të lejohen më lojtarë të huaj. Kjo, për t’u dhënë mundësi futbollistëve vendës që të afirmohen. Gjithashtu, janë miratuar edhe rregulloret e reja. Në lidhje me aktivizimin e lojtarëve nga ekipet A në B, është vendosur që nga skuadra e parë në atë të dytë mund të kalojnë maksimumi 5 lojtarë. Por, që të luajnë me ekipin B, duhet që të kenë kaluar 48 orë nga momenti kur kanë luajtur me skuadrën A. Do të konsiderohet që kanë luajtur me ekipin A vetëm ata futbollistë që janë hedhur në fushë dhe jo ata që vetëm mund të kenë qenë në protokoll. Ndërsa nga ekipi B në A mund të transferohen maksimalisht 2 lojtarë”, u shpreh Lusien Nurishmi.
Ekzekutiv i FSHFsë ka miratuar disa ditë më parë edhe datat e fillimit të kampionateve për sezonin e ri. Kështu, Kategoria Superiore do të nisë më 7 shtator dhe do të përfundojë më 27 maj. Kategoria e Parë është përcaktuar të startojë më 10 shtator dhe do të mbyllet më 13 maj.
Ndërsa, Kategoria e Dytë do të nisë më 18 shtator dhe do të zgjasë deri më 7 maj. Superkupa e Shqipërisë do të luhet më 24 gusht.
Logoja e kampionatit do të jetë një risi e sezonit të ardhshëm në Superiore.
“Në bashkëpunim edhe me sektorin e marketingut, ne kemi krijuar logon e Superiores dhe të Kupës së Shqipërisë. Risia e sezonit të ardhshëm do të jetë vendosja e logos në fanellat e skuadrave. Në të gjitha fanellat e ekipeve do të jetë e stampuar logo e kampionatit. Kjo kategori do të arrijë në një nivel edhe më të lartë në lidhje me marketingun”, sqaron Nurishmi.