With memories of the golden years (80's) of the albanian football still fresh on her mind, Albania is now attempting to recreate its strong football legacy. As young players start making their names abroad, the future is looking bright for Albanian football!
Herdi Prenga- 20-vjeçari që ka luajtur më parë me skuadrat e grupmoshave të reja të Kroacisë, ka preferuar të vijojë rrugën ndërkombëtare me Shqipërinë, një zgjedhje që e shpjegon vetë lojtari.
Fanella kuqezi është kthyer në modë dhe shumë e rëndësishme për ata që kërkojnë ta kenë mbi supe dhe të përfaqësojnë Shqipërinë në arenën Evropiane.
Rasti i fundit është ai i qendërmbrojtësit Herdi Prenga, i lindur në Kroaci dhe pjesë e skuadrës së madhe Dinamo e Zagrebit që për momentin e ka huazuar tek skuadra e të njëjtit qytet, Lokomotiva Zagreb.
20-vjeçari që ka luajtur më parë me skuadrat e moshave të Kroacisë ka preferuar të vijojë rrugën ndërkombëtare me Shqipërinë, një zgjedhje që e shpjegon vetë lojtari.
“Unë jam shqiptar. Babai im ka luajtur për Kombëtaren Shqiptare. I thashë vetes që duhet të luash për Shqipërinë. Fola me babain tim dhe me presidentin e federatës kroate dhe nxorrëm si përfundimin më të mirë për të luajtur me Shqipërinë”, deklaroi Prenga, shkruan SuperSport.
Debutimi i Herdit me fanellën kuqezi pritet të ndodhë në sfidën e kësaj fundjave me 21-vjeçarët e Lihtenshtejnit.
Një sfidë që hap fushatën eliminatore të Euro 2017, faza finale e të cilit do të zhvillohet në Poloni.
Prenga vlerëson grupin e futbollistëve si dhe premton që kthimi në Shqipëri do të jetë me një rezultat pozitiv.
“Në skuadër janë çuna të mirë dhe më kanë pritur ngrohtësisht. E shoh si një ndeshje të fortë me Lihtenshtejnin por ne do të kthehemi me rezultat pozitiv”, theksoi ai.
Nga mendimi për sfidën e së shtunës, vëmendja kthehet edhe një herë tek zgjedhja personale. Prenga ka një mesazh për të gjithë ata që kanë dyshime se cfarë ngjyrash duhet të përfaqësojnë në të ardhmen.
“Nuk kam çfarë të them pasi secili e di vetë rrugën e tij. Por nëse je shqiptar duhet të zgjedhin Shqipërinë”.
Kombëtarja Shqiptare e 21-vjeçarëve të drejtuar nga Skënder Gega do të niset drejt Lihtenshtejnit të enjten në mesditë teksa sfida e parë e eliminatoreve për “Euro 2017″ do të luhet të shtunën në Eschen në orën 20:30.
Can we rename this thread Albanians Abroad? Not fair to leave out our legends like Bulku and Salihi,
Anyway, I noticed that Gashi surpassed Hysaj on transfermarkt value with a whopping 4.5m Euros. Pretty decent.
But I think Hysaj will climb back up. I don't remember the last time we had a player at his age doing what he's doing (Cana?). We usually have late bloomers like Gashi.