Liga Unike 2024-2025 [Basket]
Posted: Mon Dec 02, 2024 7:24 pm
Fillon Liga Unike e Meshkujve 


Kjo mesjavë shënon fillimin e Ligës Unike te meshkujt. Edhe në këtë edicion do të marrin pjesë katër klube nga Kosova dhe katër nga Shqipëria.
Në këtë edicion, do të jenë dy grupe, A dhe B. Në Grupin A marrin pjesë, Besëlidhja, Teuta, Bashkimi dhe Vëllaznimi, kurse në atë B, Golden Eagle Ylli, Sigal Prishtina, Tirana dhe Vllaznia.
Ndeshjet do të zhvillohen në sistem vajtje ardhje dhe dy klubet të renditura në pozitën 1 dhe 2, të secilit grup do të kualifikohen në Final Four Liga Unike 2025, që do të zhvillohet në Kosovë.
Rezultatet e ndeshjet ndërmjet klubeve të Kosovës do të llogariten nga duelet mes tyre në ProCredit Superliga nga raundi i dytë dhe i treti i garave.
Me kĂ«rkesĂ« tĂ« FederatĂ«s Shqiptare tĂ« Basketbollit klubet shqiptare do tâi zhvillojnĂ« ndeshjet e LigĂ«s Unike nĂ« mes vete tĂ« ndara nga kampionati shqiptar.
Lajmi dhe orari i plotë në uebfaqen zyrtare të Ligës Unike
Ligaunike.com
Lajmi dhe orari i plotë në uebfaqen zyrtare të Ligës Unike