Albania-Serbia territorial exchange and unification with Kosovo

Seksioni në gjuhën Shqipe i forumit me tema nga më të ndryshmet . Zonë ku flitet veç Shqip ! "Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit dhe gjuha ruhet atje ku flitet !"

Moderators: Shpati, ZenMaster

User avatar
Simboli i Diellit
Posts: 5537
Joined: Thu Mar 05, 2015 3:26 am
Location: Milan
Team: AC Milan
Contact:

Akademiku Rexhep Qosja ka propozuar shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. I ftuar në ‘Zona e Debatit’ në Klan Kosova, Qosja tha veriu i Kosovës duhet t’i jepet Serbisë në këmbim të Luginës së Preshevës, ndërsa është shprehur i gatshëm të bisedojë me serbët për çështjen e kufijve. Qosja ka deklaruar se e vetmja rrugë për të arritur tek një zgjidhje e qëndrueshme është që të ketë shkëmbim territoresh me Serbinë.

“Çështja serbe mund të zgjidhet duke u shkëputur një pjesë e Kosovës, veriut, dhe duke u bashkuar Lugina e Preshevës me Kosovën. Kjo nuk është e lehtë dhe ne mund të mendojmë se Serbia nuk do të pajtohet lehtë. Por, është koncept të cilin ne duhet ta kemi përpara gjithnjë”- ka thënë ai.

Sipas tij, tani për tani pajtimi i shqiptarëve dhe serbëve është utopik dhe i pamundshëm.
“Ata nuk e heqin mendjen nga një koncept i para 300-400 vjetëve. Serbia sundohet nga njerëz që jetojnë me mitologji”, ka thënë ai. “Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen. Si do të zgjidhet problemi i veriut dhe Luginës së Preshevës varet nga ne dhe këmbëngulja e mençuria jonë. Por, ne do të bashkohemi”- tha Qosja.


http://www.balkanweb.com/site/qosja-ver ... bashkohen/
User avatar
Simboli i Diellit
Posts: 5537
Joined: Thu Mar 05, 2015 3:26 am
Location: Milan
Team: AC Milan
Contact:

Palendi Majko : Rexhep Qosja padyshim është një cilësi e pandryshueshme kombëtare.
Propozimin e tij për shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë e konsideroj të gabuar.
Historia e re dhe e vjetër i kanë mësuar kombet se kufijtë nuk vendosen mbi dëshira kombëtare. Ato janë dhe mbartin garancitë ndërkombëtare. Kufiri është serioziteti i cdo shteti për të respektuar fqinjin. Ai shpreh vullnetin për të respektuar rregullat ndërkombëtare që e bëjnë atë anëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Hapja e diskutimeve të tilla pas krizës së “trenit” të provokimit serb nuk është i dobishëm. Tashmë ka një vullnet ndërkombëtar të shprehur për sovranitetin territorial të Kosovës. Dëshirat janë njerëzore. Shteti ka qëllime. Nuk është e nevojshme që, pikërisht tani, të ngrihet nga ata që i duan dhe nuk i duan shqiptarët pyetja “Cfarë duan shqiptarët!?”
Pasiguria në marrëdhëniet ndërkombëtare nxjerr të humbur palën që e nxit atë.
Me respektin maksimal për Rexhep Qosen, për një mik që koha nuk e ndryshon… Nga ai kam mësuar se serbët njohin vetëm ato kontrata që nuk e nxjerrin humbës.
User avatar
Aurora Bulkualis
Posts: 5497
Joined: Tue Feb 24, 2015 9:24 pm
Location: Bulkustan
Team: Fc Bulku
Contact:

I hope Serbia is stupid enough to go into northern Kosova, be kicked out of EU, be isolated from the rest of Europe, then Albania can take over the rest of the country, and make that territory part of NATO.

We'll see how isolationist Trump is when Lockheed Martin and Boeing are knocking down his door with bribes.
"Cheap things you can buy in bulk, but Bulku is priceless" Ervin Xhevahir Bulku
Post Reply
  • Information
  • Who is online

    Users browsing this forum: Ahrefs [Bot] and 1 guest