With memories of the golden years (80's) of the albanian football still fresh on her mind, Albania is now attempting to recreate its strong football legacy. As young players start making their names abroad, the future is looking bright for Albanian football!
Simboli i Diellit wrote: ↑Tue Aug 14, 2018 2:38 pm
Bushi just called three new albanians from Macedonia. Seems like our fa is just focusing there to snatch their talents.
On the one hand I love the fact that we're calling up Albanians from Macedonia but on the other hand it is depressing that we have to snatch talents from Macedonia, and yet we still missed out on Bardhi, their most talented player.
Jack has played for Italian youth teams . Probably that’s why noone thought he was Albanian. Seems like the new Sadiku . Scored 8 goals last season in Serie C and now plays in Serie B.
22 futbollistë në dispozicion për të përgatitur takimin me Spanjën, që do të zhvillohet në Cordoba. Trajneri i Shpresës, ka bërë publike listën për ndeshjen e radhës eliminatore të Euro 2019, ku bie në sy numri i madh i lojtarëve që luajnë në kampionatet europiane, ndërsa nga Superiorja janë vetëm 5 elementë e një tjetër nga Kategoria e Parë.
“Dua të përshëndes të gjithë lojtarët që kanë qenë pjesë e Kombëtares U21 dhe që tani nuk janë më. Kam zhgënjim për rezultatet, por kur analizoj ndeshjet kemi shënuar, përmbysur rezultate. Them se kemi bërë ndeshje të mira. Me pikët që kemi humbur për shkak të eksperiencës, do të diskutonim kualifikimin në Spanjë. Panucci ka marrë 5 lojtarë nga Shpresat te ekipi A. Nga Danimarka vjen edhe Mucolli por kam edhe lojtarë si Doka e Haka që janë mbrojtës të mirë. Në Spanjë duhet të jemi të kujdesshëm, pasi nëse luajmë hapur, ata na shkatërrojnë. Nëse ne japim 100% dhe ata 30% prapë nuk ia dalim dot ndaj tyre. Jam i kënaqur që kam Abazajn dhe Ramadanin. Megjithëse Abazaj nuk ka luajtur me Anderlehtin them se do të bëjë mirë. Panucci nuk e ka marrë Ramadanin për arsye teknike.”
Bushi dha një lajm të mirë për Kombëtaren Shqiptare, duke zbuluar se Meritan Shabani i Bayernit të Mynihut ka zgjedhur Shqipërinë.
Kemi disa lojtarë të rëndësishëm dhe nuk mund të harroj lojtarin që aktivizohet me Bajernin. Mund të luante me Gjermaninë, por ai zgjodhi Shqipërinë. Meritan Shabani i Bajern Mynihut është shumë pranë Kombëtares. Kam arritur të bind edhe Giacomo Vrionin nga Venezia që të luajë me Shqipërinë dhe që këtë herë do të jetë me ne në Spanjë. Për të, mund të them që është sulmuesi më i mirë që ka pasur Shqipëria ndonjëherë”.
Në konferencën për shtyp të rastit, trajneri i U-21 u pyet edhe për gjendjen e Kombëtares A, duke e pranuar se Panucci është në një situatë të vështirë pasi shumë nga kuqezinjtë nuk aktivizohen në skuadrat respektive.
“Jemi në periudhë të keqe për trajnerin Panucci, sepse lojtarët nuk kanë minuta në këmbë. Nga ana tjetër, më ka pëlqyer shumë sesi e menaxhon ekipin. Dua ta përgëzoj dhe t’u uroj ta nisin më këmbë të mbarë Nations League, ku shpresoj të kemi edhe mbështetjen e tifozëve, sepse ata janë shumë të rëndësishëm për ekipin tonë.”
A po e mendon Bushi që në një të ardhme të afërt të marrë drejtimin e Shqipërisë?
“Po mendoj vetëm për ndeshjen e radhës së Shpresës, me Spanjën.”